TIRANË
13-15 QERSHOR
Panairi i parë
Ndërkombëtar i Makinerive
Bujqësore për
Europën Juglindore

Prezantimi

Zhvillohet ne Tirane nga 13-15 Qershor 2014, edicioni i pare i Eima South East Europe, panairi i makinerive dhe agregateve Italiane per mekanizimin e bujqesise ne Shqiperi.

Ky demonstrim, me qellimin per ti ofruar vizitoreve dhe operatoreve ekonomike pjesmarres mundesine per te vleresuar mjete dhe agregate te fuqive te ndryshme, eshte konceptuar ne dy evente te ndryshme . I pari parashikon ekspozimin statik te mjeteve te ndryshme prane Pallatit te Kongreseve ne Tirane , ne datat 13 dhe 14 Qershor 2014. I dyti prezanton pjesen me te madhe te makinerive ne fushe te hapur ne daten 15 Qershor, per nje dite prove demonstruese mbi mekanizimin prane nje kompanie bujqesore eksperimentale te Universitetit te Tiranes (zona e aeroportit te kryeqytetit).

Fale pozicionit gjeografik Shqiperia perfaqeson nje dritare per vendet Ballkanike te cilet priten te vijne ne EIMA South East Europe, si delegacione te shumte te operatoreve ekonomike.

Ekspozita eshte organizuar nga FederUnacoma surl, shoqeri sherbimesh e Federates Italiane te Ndertuesve te Makinerive Bujqesore, ne bashkepunim me Entin Kombetar Rural (EKR), enti Shqiptar qe perfshin shoqerite kryesore te lidhura me boten e bujqesise, si dhe mbeshtetjen e Ministrise se Bujqesise Shqiptare, te Universitetit Bujqesor e Politeknik te Tiranes, te Fiera del Levante, te Fiera di Saragozza dhe te Institutit Agronomik Mesdhetar te Barit.

FederUnacoma ka nje eksperience te gjate ne fushen e organizimit te panaireve te ketij lloji. Dy jane pikat me te fora te referimit: Ne Itali qe prej 1969 Eima International, ekspozita e makinerive bujqesore dhe kopshtarise, si dhe ne vende te tjera qe prej 1992 Eima Show, prova demonstruese te makinerive dhe agregateve bujqesor.

Eveniment i organizuar nga:

nën patronazhin e:

me mbështetjen e:

në bashkëpunim me: